Vdekja mund të ndalet – profesori kosovar Shukri Klinaku i tregon mënyrat

Publikuar më:

Njerëzimi e ka më të mundshme arritjen e pavdekësisë sesa të gjejë kuptimin e jetës. Pavdekësia dhe zgjatja e jetës janë madje shumë të mundshme, e kjo e fundit [zgjatja e jetës] edhe është arritur.

Kështu deklaroi profesori dhe fizikani Shukri Klinaku, duke theksuar se njeriu është në gjendje ta ndihmojë vetveten në këtë aspekt.

Porofesor Klinaku tha për Telegrafin se konsumimi i rregullt i ushqimeve dhe jetesa nën ligje të drejta, e mundësojnë këtë.

“Zgjatja e jetës është fare lehtë e mundshme. Shkenca, mjekësia, biologjia, përparimet e shkencave të tjera kane arritur që jetën e njeriut ta zgjasin madje një studim britanik para shtatë apo tetë vjetëve, thotë se njeriu po t’i evitonte dëmtimet që ia bënë vetë jetës, ai si organizëm është i krijuar të jetojë për 170-180 vjet. Ne me konsumim jo të rregullt e shkurtojmë jetëgjatësinë tonë”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, në rast se njeriu jeton me rregull, organizimi i tij i ka predispozitat që të jetojë 170-180 vjet.Rrugë tjetër e arritjes së pavdekësisë, sipas profesorit, është edhe rigjenerimi apo zëvendësimi i organeve.

Shukri Klinaku, fizikan e profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, deklaron me bindje të plotë se teoria e Ajnshtajnit nuk qëndron, duke shtuar se atributet që Ajnshtajni ia jep teorisë së hapësirë-kohës janë të çuditshme. Kësaj teze, ai ia kushtuar edhe një libër.Shkencëtari dhe fizikani i njohur gjerman, Albert Ajnshtajn (në origjinal Einstein), famën botërore e ka arritur me teorinë e relavitetit të përgjithshëm. Në këtë teori, Ajnshtajni unifikoi idenë e hapësirës me kohën si një lloj strukture katërdimensionale, të cilën e emërtoi si hapësirë-kohë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.