Të dielën u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur te Hotel Grandi në Prishtinë, ku një 30-vjeçar ishte gjetur i vdekur.
Mesoheg se personi, që u gjet i vdekur është Erblin Shala, i cili ishte anëtar i Innovation Centre Kosovo (ICK).
Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar edhe ICK, ku Shala kishte drejtuar kompani në fushën e dizajnit.
Edhe vëllai i të ndjerit, Besart Shala ka reaguar përmes një postimi i cili tha se do ta kujtojë përherë.
“Dje morra lajmin me te tmerrshmin ne jete, lajmin qe ti ike nga ne u largove nga kjo bote pergjithmon. Nuk po mundem me besu qe vllaçkon mo nuk e kom ma ki kput krahin e shpirtin bre Erblin.
Do te jesh perher ne shpirtin tim i vogli i shtepis.
Troit do ti mungosh shume xhaxhi Bini e gjithmone do te kujtojme per dashurin qe ja dhurove.” ka shkruar vëllai i të ndjerit.