Vazhdon seriali: Minatorët e Trepçës nuk i kanë marrë ende pagat e shkurtit

Publikuar më:

Ndonëse bëjnë një prej punëve më të vështira, minatorët e gjigantit metalurgjik “Trepça”, po vazhdojnë të kenë probleme me paga. Si për janarin, problem doli edhe për pagat e shkurtit.


Sipas minatorëve të Trepçës, të cilët kanë biseduar me “Jepi zë”, pagat e shkurtit nuk kanë dalë as sot kur po shkon 10 marsi, datë që ishte caktuar si e fundit për t’i marrë pagat.

Minatorët i kanë thënë “Jepi zë” se kur u përfundua greva e fundit pasi iu doli paga e janarit, ata ishin dakorduar që pagat e shkurtit të dilnin më së largu deri më 10 mars. Sipas tyre, menaxhmenti nuk e mbajti fjalën.

Për t’i pyetur rreth çështjes së pagave, gazeta ka kontaktuar kompaninë “Trepça” në e-mailin zyrtar, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Sidoqoftë, nga Miniera i kanë konfirmuar jozyrtarisht gazetës “Jepi zë” se kompania nuk i ka paratë për t’i realizuar pagat. Ata po presin ende ndihmën e Qeverisë.

E ndihma e Qeverisë që bëri të mundur që minatorët të marrin të paktën rrogën e janarit, nuk është ekzekutuar e plotë. Ministri në detyrë Muharrem Nitaj kishte konfirmuar se Qeveria ka ndarë 3 milionë euro, mirëpo duket se ato nuk janë realizuar të tëra.

Ndryshe, minatorët e Trepçës vazhdimisht kanë probleme me paga. Vetëm muajin e kaluar dhe fillimin e këtij muaji, ata protestuan e grevuan për të marrë paratë që ju takojnë./Jepize.com

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.