Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) i ka shqiptuar vërejtje, zyrtares Përgjegjëse për Prokurim në Universitetin e Mitrovicës, Elmaze Muharremi. Shkelja erdhi gjatë prokurimit për tenderin me titull “Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të brendshme dhe të jashtme në Universitetin e Mitrovicës”, me një vlerë prej 71,000 euro, shkruan Insajderi.
Ky tender u dha në formë të negociuar. Ndërsa kompanitë ishin ankuar në OSHP se nuk i është dhënë mundësia për të marrë pjesë.
Universiteti i Mitrovicës në këtë kontratë kishte shpallur OE “”Guard de capital” SHPK.
Në anën tjetër me vendim të Gjykatës së Tenderëve, ky tender u anulua.
Cilat janë shkeljet që kreu Universiteti Mitrovicës?
Universiteti i Mitrovicës, ka përdorur formë të negociuar për të dhënë një tender që ka të bëj me pastrimin e objektit.
Në këtë tender me shumën prej 71 mijë euro u shpërblye “Guard de Capital”, SH.P.K.