Vajzat deklaruan në Polici se u dhunuan nga babai i tyre që nga vera e vitit të kaluar në Kosovë

Publikuar më:

Dy vajza të mitura, njëra 14 e tjetra 15 vjeçe janë dhunuar vazhdimisht nga babai i tyre në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy viktimat janë intervistuar.

“Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtës”, ka njoftuar Policia.

Express ka mësuar nga burime të sigurta se dy vajzat e mitura kanë deklaruar se ishin dhunuar nga babai i tyre që nga mesi i verës së vitit të kaluar.

“Gjatë intervistimit në cilësi të viktimave, dy të miturat kanë deklaruar se që nga mesi i verës së vitit të kaluar, vazhdimisht janë dhunuar seksualisht nga babai i tyre”, ka bërë të ditur i njëjti burim.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga nëna e vajzave e cila kishte deklaruar në Polici se bashkëshorit i saj kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.