Ushtari rus i zënë rob nga ukrainasit: Mami më kthe në shtëpi, s’dua të rri këtu me urdhër kriminal të presidentit

Publikuar më:

“Mami, më largo nga këtu! Ne po vrasim civilë”. Të huajt rusë kanë treguar historinë e pritjes “së nxehtë” nga ukrainasit.

Këto janë fjalët e pushtuesve rusë, që janë zënë rob në Ukrainë.

Rojet nga Volgogradi janë penduar për faktin që shkuan në tokën e Ukrainës me luftë.

Nga pamjet e publikuara ata dëgjohen duke kërkuar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ndryshe, deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Solomiia Bobrovska ka thënë se janë duke u përpjekur të shmangin të shtënat ndaj civilëve, teksa shtoi se nuk mund ta thotë numrin e fundit të viktimave.

“Nuk kemi informatat e fundit për këto ditë, por kemi sasi të përafërt të dëmeve të forcave ruse, dhe jemi duke folur për më shumë se 4,000 oficerë ushtarakë, dhe shumë tanke dhe pajisje të shkatërruara. Sa u përket civilëve, janë duke u përpjekur të shmangin të shtënat ndaj civilëve. Por çka kishim dje ishte granatim të ndërtesave civile. Nuk mund ta them numrin e fundit të vdekjeve, por mund ta komentojmë më vonë”, tha ajo.

VIDEO 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.