Ushtari, polici, mjeku, mësimdhënësi do të marrin këto paga me ligjin e ri

Publikuar më:

Presidenti i Kosovës do të ketë pagën më të lartë në vend, ndër funksionarët publikë, bazuar në draftin që ka përgatitur Ministria e Punëve të Brendshme, për Ligjin për pagat. Edhe pse s’është caktuar vlera e koeficientit, në listën e siguruar nga KOHA, presidenti ka vlerën më të lartë të koeficientit, 20.

Ligji për Paga pritet të shkojë në Kuvend nga Qeveria në muajin mars. Ende pa u bërë publik, ndaj tij ka pasur reagime e kundërshtime nga disa sindikata që i kanë vlerësuar të padrejtë koeficientet për ta.

Në sistemin gjyqësor, kryetari i Gjykatës Supreme do të ketë koeficient 18.5. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor koeficient 18. Në këtë sektor, paga më e ulët do të jetë ajo e bashkëpunëtorit profesional të Gjykatës Themelore me koeficient 6.6.

Në sistemin prokurorial, kryeprokurori parashihet të ketë pagë me koeficient 18.5. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial 18, ndërsa edhe këtu paga më e ulët do të jetë me koeficientin 6.6 te bashkëpunëtori profesional i Prokurorisë Themelore.

Në Forcën e Sigurisë, rekruti/kadeti do të ketë koeficient dy të pagës, ndërsa ushtari 4. Gjenerallejtënanti do të ketë koeficientin 14.5 të pagës.

Një polic do të ketë koeficientin 4.2 të pagës. Ndërkaq kadeti 2. Pagat në Polici do të lëvizin deri në koeficientin 14 për drejtorin e përgjithshëm.

Ndërkaq në arsim pagat do të lëvizin nga 14.2 si koeficient te pozita më e lartë, ajo e rektorit e deri te 3.9 te bibliotekistat. Një mësimdhënës në shkollë fillore dhe të mesme të ulët do të ketë koeficientin 4.6 të pagës. Mësimdhënësit në shkollë të mesme të lartë do të kenë koeficient 4.9 të pagave. Drejtorët e shkollave do të kenë koeficient 5.3 të pagës, ndërsa profesorët e rregullt 12.4.

Në shëndetësi, mjekët specialistë do të kenë koeficient 10.1 të pagës, ndërsa koeficientin më të ulët do ta kenë laborantët, infermierët, mamitë, teknikët mjekësorë dhe ata farmacistë me koeficientin më të ulët 3.7 e më të lartin në këtë kategori 4.75.

Te nëpunësit e shërbimit civil, ata të administratës së shërbimit publik dhe nëpunës teknik dhe mbështetës koeficientet do të lëvizin nga 14 deri në 2.8.

Një ambasador do të ketë koeficientin 10.5 të pagës, ndërsa paga më e ulët në Shërbimin e Jashtëm pritet të jetë me koeficientin 4.8 tek agjenti konsullor dhe sekretari III në Misionin Diplomatik.

Krijuesit dhe performuesit e kulturës e të artit do të kenë koeficient nga 3.6 deri në 7.

Te zyrtarët dhe nëpunësit e kabinetit, pagat do të lëvizin me koeficientet nga 13 te këshilltarët e lartë deri në 3.4 te nëpunësit e kabinetit 2.

Pozitat tjera

JU REKOMANDOJMË