Ushtarët e NATO-s po trajnohen para ardhjes në Kosovë

Publikuar më:

NATO përmes një postimi ka bërë të ditur se ushtarët e saj po trajnohen para ardhjes së tyre në Kosovë.
Përmes postimit të tyre u tha se trajnimi aktual quhet trajnimi i ‘fobisë së zjarrit’, shkruan lajmi.net.

Ata më tutje shtuan se ndërkohë në Kosovë, KFOR-i po ndihmon në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

“Quhet trajnimi i “fobisë nga zjarri”. Nuk është çudi pse. Organizohet për aleatët dhe partnerët e NATO-s drejt vendosjes së tyre në Kosovë.

Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) po ndihmon në ruajtjen e një mjedisi të sigurtë për njerësit dhe komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara”, është thënë në një postim të ‘U.S Mission to NATO’.

JU REKOMANDOJMË