Ushtarët e FSK-së më të mirët: Arrijnë vendet e para në garën ndërkombëtare për ushtarin më të mirë

Publikuar më:

Ceremonia e përmbylljes së garës ndërkombëtare tradicionale “Ushtari më i mirë 2023” u mbajt sot në kazermën e FSK-së ,,Skënderbeu ” në Ferizaj.

Gara “Ushtari më i mirë 2023” është realizuar nga data 24-28.2023, me pjesëmarrjen e ekipeve partnere, FSK-së dhe vendeve të rajonit.

Sot në ceremoninë përmbyllëse janë shpallur rezultatet e kësaj gare ku me këtë rast, OR3 Armend Neziri është shpallur ushtari më i mirë 2023 nga FSK-ja për vitin 2023 dhe pas tij u radhitën OR2 Sead Veseli dhe OR2 Arsim Jashari.

Ndërsa, nënoficeri nga Kroacia OR4 Marijan Jelic, u shpall ushtari më i mirë ndërkombëtar, i përcjellë nga OR4 Marin Volarevic dhe OR4 Eugen Zoric gjithashtu nga Kroacia.

Në ceremoninë përmbyllëse morën pjesë Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade jeton Dreshaj, Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral brigade Stephan Osborn, zëvendës komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, Kolonel Skender Hoxha, oficer e nënoficerë të FSK-së, dhe të partnerëve ndërkombëtarë dhe të regjionit.

Në falën e tij gjeneral Dreshaj të pranishmit i përshëndeti në emër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari duke falënderuar secilin nga pjesëmarrësit në garën e ushtarit më të mirë 2023, me këtë rast gjeneral Dreshaj theksoi rendësin e garës dhe bashkëpunimit rajonal, aktivitetet e përbashkëta, konkurrenca në garën e ushtarit më të mirë, do të na forcoi dhe përgatit për integrimet në NATO. Sot dhe të ardhmen situata e sigurisë po bëhet më komplekse, prandaj e vetmja rrugë për të u përballur me këtë është të trajnohemi, ushtrojmë , edukohemi dhe të kuptojmë më mirë njëri tjetrin.
Kjo garë është organizuar nga Rreshter majorët e Komandave të FSK-së, me këtë rast Rreshter majori i FSK-së Bedri Zuka, theksoi se ne patëm një javë të gjatë dhe me shumë aktivitetet , dhe sot do të shpallim rezultatet e kësaj gare, me kënaqësi ishim së bashku, njohëm njëri tjetrin dhe shpresoj se do shihemi në gara tjera për të treguar shkathtësitë dhe përgatitjet e Forcës tonë.

Në garën “Ushtari më i mirë 2023” morën pjesë garues nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Kanadaja, Jordania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA).

Pjesëmarrësit garuan në disiplinat si: testi fizik, njohuri të përgjithshme, gjuajtje me armë të gjata dhe të brezit, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.
Pjesëmarrja e garuesve nga ushtritë e vendeve partnere dhe të rajonit në këtë garë dëshmon shkallën e lartë të bashkëpunimit me vendet partnere, që FSK e ka krijuar me disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.