UNITET-i e konfirmon që punëtorët nuk i morën pagat e janarit

Publikuar më:

Raportimi i “Jepi zë” për protestën e punëtorëve të pastrimit UNITET-i është konfirmuar edhe nga vetë kompania.

Përmes një njoftimi, kompania ka lënë fajtor Komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, për mos pagesën që u takon atyre.

Njoftimi i plotë nga kompania:

Ju kërkojmë ndjesë qytetarëve për vonesën e sotme në fillimin e kryerjes së shërbimit në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Kjo ka ardhur pasi që punëtorët kanë hezituar të dalin në punë me paralajmërimin për ta ndërprerë punën plotësisht në ditët vijuese, pasi që akoma nuk i kanë marrë pagat e muajit janar.

Deri te vonesa disa ditëshe në ekzekutimin e pagave ka ardhur, pasi që komuna e Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk i kanë kryer akoma obligimet financiare mujore ndaj KRM “Uniteti”.

Sa për infomimin, komunat e inkasojnë taksën e mbeturinave prej qytetarëve, ndërsa në fillim të çdo muaji e paguajnë KRM “Unitetin” për shërbimin e kryer ndaj të gjitha ekonomive familjare.

Lusim komunat respektive, që të marrin gjitha veprimet e nevojshme administrative që t’i paguajnë borgjet ndaj KRM “Uniteti”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.