Ukraina fal të burgosurit me kushtin që të shkojnë në front

Publikuar më:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se personat e burgosur që kanë përvojë luftarake, do të lirohen për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës “dhe të kompensojnë fajin e tyre”.

Ai tha se ka besim që do të fitojë ndaj Rusisë, derisa rrëfeu se kur kishte planifikuar të kandidonte për president, kishte thënë se secili qytetar është i tillë.

“Kur planifikova të bëhem president, thashë se secili prej nesh është president. Sepse të gjithë jemi përgjegjës për shtetin tonë. Për Ukrainën tonë të bukur. Dhe tani ka ndodhur që secili prej nesh është një luftëtarë, dhe kam besim që secili prej nesh do të fitojë”, deklaroi Zelensky nëpërmjet një videoje të publikuar në Twitter, raportojnë mediumet e huaja.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.