Mitrovica e Skënderaji janë përballur me mungesë të ujit sot.
Ky problem siç duket ka ardhur nga mungesa e energjisë elektrike, siç njofton edhe Ujësjellëso, përcjell Jepi zë.
Njoftimi i plotë:
INFORMIM
Konsumatorë të nderuar,
Mungesa e sotme e ujit të pijes ka ardhur si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol. Kjo edhe është arsyeja e mungesës së ujit të pijes në Mitrovicë dhe Skenderaj.
Deri në këto momente nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar për shkaqet e mungesës së energjisë elektrike.
Në momentin që rikthehet furnizimi me energji elektrike, ne do fillojmë me trajtimin dhe shpërndarjen e ujit të pijes për qytetarët e Mitrovicës dhe Skenderajt.
Për zhvillime të reja do u informojmë me kohë.
KRU “Mitrovica”