Ujësjellësi njofton qytetarët e Mitrovicës se do të mbeten pa ujë të pijes

Publikuar më:

Ujësjellësi “Mitrovica” ka paralajmëruar qytetarët mitrovicas për mungesën e ujit për ditën e sotme, shkruan Jepi zë

Sipas njoftimit të ujësjellësit do ndalet furnizimi me ujë nga ora 1000 deri 1400, pasi do të ketë punime në rrjet.

Njoftimi i plotë:

Mitrovice – Punime ne Rr. Mbreteresha Teuta

Sot do te zhvillohen punimet ne Rr. Mbreteresha Teuta ne Mitrovice, me çrast do te behet kyçja ne gypin e ri furnizues. Punimet do te fillojne nga ora 10:00 dhe do te zgjasin gjer ne ora 14:00.

Gjat kesaj kohe do te nderpreret perkohesisht furnizimi me uje te pijes, ku pa uje do te mbetet pjesa e rruges nga mishtorja “Demi” gjer tek objekti “Kulla” dhe pjesa mbrapa gjer tek shkolla Abdullah Shabani.

Ju faleminderit per bashkepunimin dhe mirekuptimin tuaj!

JU REKOMANDOJMË