“UÇK” shfaqet në veri, Lista Serbe kërkon reagimin e KFOR-it dhe EULEX-it

Publikuar më:

Disa ditë më parë në malin e Mokra Gorës, në komunën Zubin Potokut janë bërë disa mbishkrime të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.


Këto mbishkrime sipas mediave serbe u bënë në  shtegun e alpinizmit Via Ferrata-Berim, për t’u postuar më pas në rrjetin social Instagram. Më konkretisht fotot u publikuan në profilin e Ideal Bekajt, shkruan Tanjugu serb.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Lista Serbe e cila veprimet e tilla i ka konsideruar si provokim.

“Siç kemi paralajmëruar vazhdimisht, ndërsa i afrohemi ditës së zgjedhjeve, përveç heqjes së të drejtës së votës për serbët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë, presioni ndaj qytetarëve po vjen nga qarqet ekstremiste”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Listës Serbe.

Lista Serbe madje shkon edhe më tej duke ftuar fton KFOR-in, EULEX-in dhe policinë e Kosovës që të reagojnë.

JU REKOMANDOJMË