U raportua se u konfiskua dokumentacion nga një bankë serbe në Leposaviq, flet policia

Publikuar më:

Policia e Kosovës mohon të ketë ka marrë dokumentacionin nga kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq.

Për Klankosova.tv, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ka deklaruar se nuk janë duke marrë tani për tani dokumentacionet të cekura më lartë

“Për momentin jemi duke u marrë me provat materiale të komunës paralele”, është shprehur Elshani për Klankosova.tv

Gjatë ditës së sotme në mediat në gjuhën serbe u raportua se policia është duke e marrë dokumentacionin në fjalë.

JU REKOMANDOJMË