U premtuan mbi 700 mijë euro, Komuna e Mitrovicës Veriore dështon t’i shtrojë me asfalt rrugicat në veri

Publikuar më:

Komuna e Mitrivicës veriore e ka anuluar projektin për asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve dhe rrugicave në qytet në këtë projekt ishte paraparë asfaltimi në lagjet “Kodra e Minatorëve”, “Bergjan”, “Kroi i Vitakut” dhe “Tre rrokaqiejtë”.

Sipas njoftimit projekti është anuluar për shkak se ofertuesit kishin ofertuar me cmim më të lartë se buxheti i paraparë, raporton Indeksonline.

Në bazë të të dhënave në dosjen e tenderit të publikuar në platformën online E-prokurimi dy grupet e operatorëve kishin ofertuar me vlerën 852 mijë euro, ndërsa grupi tjetër i operatorëve kishte ofertuar me vlerën 754 mijë euro.

Ky projekt ishte pjesë e memorandumit me Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës me Komunën e Mitrovicës Veriore.

Ndërsa sipas të dhënave për këtë projekt mjete të dedikuara ishin 774,588.00.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.