U ndanë pas 23 vitesh martesë, mitrovicasi i kërkon ribashkimin ish-gruas – ajo e denoncon në Polici

Publikuar më:

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundi në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka shqetësuar ish bashkëshorten e tij, e të cilën është ndarë para një viti.

Sinjali mëson se çifti ishin ndarë pas 23 vitesh martesë, por tash e tre muaj i dyshuari ka insistuar që të kthehen sërish bashkë.  Veprimet e tij, duke shkuar te banesa e viktimës, e kanë shqetësuar këtë të fundit, e cila u detyrua që të denoncojë rastin në Polici.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

JU REKOMANDOJMË