Gjatë muajit të Ramazanit në Vushtrri tashmë është bërë një traditë e kahmotshme që lokalet të shërbejnë ushqim dhe pije, përveç kohës së iftarit, të rihapen deri në kohën e syfyrit. Kështu iu japin mundësi qytetarëve që të vazhdojnë një pjesë të rutinës ditore të tyre pas ngrënies së iftarit (darkës).
Përveç kafeneve dhe kafiterive, qebaptoreve, gjelltoreve dhe restoranteve, hapur qëndrojnë edhe furrat e bukës, të cilat në periudhën rreth kohës së syfyrit frekuentohen me të madhe nga qytetarët për t’u furnizuar me bukë të freskët, sidomos me Pitalka, të cilat gjatë Ramazanit janë më të kërkuarat.
Por, që nga viti i kaluar ka ndryshuar pak kjo traditë, për shkak të rrethanave të krijuara nga shfaja e virusit Covid-19, kur edhe filluan kufizimet e lëvizjes së qytetarëve nga ana e autoriteteve shtetrore.
E këto kufizime po vazhdojnë edhe këtë vit, për çka qytetarët dhe bizneset tashmë kanë filluar ankesat për gjendjen dhe kushtet që po shkojnë në diasavor të tyre.
E sigurisht se si pasojë e kësaj situate, mbrëmë në kohën e syfyrit, shumë qytetarë të Vushtrrisë kanë mbetur pa u furnizuar me bukë, e një pjesë e tyre kanë pritur në radhë të gjata, pasi që disa furra në qytet nuk kanë punuar dhe nuk kanë ofruar shërbim për qytetarë sikur viteve të kaluara.
Përderi sa qytetarët janë ankur se nuk kanë qenë të informuar se nuk do të punojnë furrat në kohën e syfyrit, pronarët e furrave nga ana tjetër këtë veprim e kanë ndërlidhur ma faktin e kufizimit të lëvizjes së qytetrëve.
“Kemi mbetur pa bukë në syfyr, njëra furrë nuk kishte bukë, mandej shkuam te tjetra që ishte mbyllur, ndërsa te ajo që ishte hapur pritëm në radhë më shumë se 40 minuta, pastaj na thanë se nuk ka më bukë. Kështu u desht të khehemi në shtëpi pa bukë”, tha një qytetar.
Ndërkaq një nga pronarët e furrave theksoi se pasi që po zbatohet masa e ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe furnizimi i madh që është bërë me bukë deri në orën 22:00, ka shyrë ata të mendojnë që s’do të ketë lëvizje qytetarësh gjatë natës.
“Nuk kemi menduar që do të ketë lëvizje të qytetarëve gjatë natës për shkak të masave kufizuese. Ka pasur shumë qytetarë që janë furnizuar me bukë para orës 22:00 dhe duke u nisur nga këto arsye dhe masave, nuk kemi punuar si zakonisht për syfyr”, tha pronari i furrës i cili shtoi se i vjen keq nga qytetarët që janë kthyer pa bukë gjatë natës.