Vikendin e kaluar Mitrovica u trondit nga një ngjarje e rëndë ku një 26-vjeçar vdiq nga plagët e marra nga thika.
I vrarë mbeti 26 vjeçari Albert Muja, nga qyteti i Mitrovicës, shkruan “Jepi zë”.
Personat e dyshuar, janë L.B dhe A.Z nga Mitrovica.
Ky i fundit është vetëdorëzuar në Polici, ndërsa i dyshuari kryesor L.B është ende në arrati.
Ndryshe, gjatë bastisjes së shtëpive të të dyshuarve, Policia gjeti drogë e armë të gjata.