U bën 2 muaj nga shembja, e askush nuk po merret me rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Publikuar më:

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga shembja e njërit segmet rrugor në kyçjen nga autostrada “Ibrahim Rugova” në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, askush nuk po merret me këtë punë.


Së fundmi, rruga ka marrë këtë pamje dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkuar mbi 3 ose 4 metra, shkruan “Jepi zë”.

Zyrtarisht është thënë se shkak i prishjes së kësaj rruge ishte rrëshqitja e dheut nga reshjet e shiut gjatë janarit.

Sidoqoftë, duhet theksuar që prej se ka rrëshqitur kjo rrugë, veturat duhet të shkojnë deri tek rrethi në Mazgit dhe të kthehen, duke bërë kështu mbi 3 km më shumë.

Duhet theksuasr se kjo kyçje nga autostrada në Magjistrale është bërë gjatë Qeverisë Haradinaj.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.