Turqia në kaos nga protestat: Kërkohet largimi i Erdogan, pasi lira po zhvlerësohet

Zëri qytetar

Shembull i keq: Punojnë në Emergjencën e Mitrovicës, por këto infermiere nuk vendosin maska

Pandemia me virusin COVID po vazhdon në vendin tonë, anipse tani paraqitet situatë pak më e qetë, shkruan Jepi...

Pas incidenteve në shkolla, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë në gjimnazin “Frang...

Në gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë, kohëve të fundit janë shtuar problemet dhe rrahjet mes nxënësve. "Jepi zë", ka raportuar...

Tollovi dhe kaos i madh tek QKMF në Mitrovicë, vetura me targa nga Serbia...

Kaosi urbanistik në Mitrovicë po vazhdon sikur ditëve të tjera nga komunikacioni i ngulfatur. Rruga me shumë probleme në...

Mbyllja e trotuarit në Bair po ua rrezikon jetën nxënësve dhe banorëve të lagjes

Rruga pranë Gjimnazit "Frang Bardhi" në drejtim të shkollës "Musa Hoti" ka edhe pjesën e trotuarit që shfrytëzohet nga...

Skandaloze: Uji në Mitrovicë del si puding

Reshjet e shiut si duket kanë trazuar ujërat e pijshëm, pasi dukshëm janë më të ndotur. Ujë që më shumë...

Turqia është përfshirë në trazira ekonomike që kanë shkaktuar pakënaqësi në mesin e qytetarëve, të cilët kanë dalë në rrugë duke protestuar.

Monedha turke, lira, është zhvlerësuar së tepërmi. Aktualisht 1 dollar konvertohet në 12.09 lira. Paga bazë në Turqi ka rënë në 230 dollarë, më e ulët se paga mesatare në Kinë.

Zhvlerësimi i lirës kundrejt dollarit ka shkaktuar krizë të rëndë edhe në dyqane e farmaci.

Supermarketet e mëdha në Turqi kanë paralajmëruar qytetarët se mund të blejnë deri në dy pako kafe, sheqer, vaj e produkte të tjera ushqimore.

Nëpër shumë dyqane mungojnë mallrat bazë. Popullsia po varfërohet, e kjo gjë ka shkaktuar zemërim te qytetarët.

Nëpër rrugë kanë dalë protestues të cilët shprehin revoltën ndaj presidentit Erdogan dhe partisë në pushtet, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Në aspektin ekonomik, bankat nuk japin më kredi dhe transaksionet mes tregtarëve kryhen vetëm me para në dorë, në euro dhe dollarë dhe jo në rrugë bankare.

Ndërkohë, transaksionet për pasuritë e patundshme janë anuluar për shkak të pasigurisë për ndryshimin e kursit të këmbimit.

Edhe në tregtinë e pajisjeve elektronike ka një bllokim. Kompania amerikane Apple ka pezulluar të gjitha shitjet online të Iphone dhe produkteve të saj në Turqi për shkak të zhvlerësimit të monedhës lira. Ka raportime që edhe kompania Samsung ka marrë vendim të ngjashëm.

Kriza që po përjeton Turqia nuk është pasqyruar në mediat më të mëdha vendase, por pamjet e trazirave janë shpërndarë në rrjetin social Twitter.

Të fundit

E FUNDIT: Dështojnë negociatat, LDK-ja refuzon koalicionin me PDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës në Mitrovicë dhe kryetari Bedri Hamza, nuk kanë arritur marrëveshje koalicioni. Kështu mëson "Jepi zë" nga burime të sigurta brenda LDK-së,...

Dalin rezultatet e kandidatëve për rekrut të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar rezultatet testit fizik të kandidatëve për rekrut në FSK, që është mbajtur më 6 dhjetor. Kjo ministri njofton se kandidatët...

Lajme të tjera