“Tregimi yt është tregimi im”, aksion në Mitrovicë për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore

Publikuar më:

Në kuadër të projektit “Your Story Is My Story” sot u mbajt aksioni rrugor në tri (3) sheshet e qytetit të Mitrovicës, ku për qëllim ishte rritja e vetëdijes qytetare lidhur me parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni vullnetarët shpërndan fletushka sensibilizuese lidhur me kete dukuri, si dhe u vendosen afishe sensibilizuese lidhur me menyren e raportimit të trafikimit me qenie njerëzore.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Tregimi yt është tregimi im”, i mbështetur nga Nisma Globale përmes fondit për qëndrueshmëri dhe implementohet nga Community Building Mitrovica.

 

JU REKOMANDOJMË