Tragjike: Vetë*vritet me ar*më një burrë 

Publikuar më:

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sot në rrugën “Çerçiz Topulli”, ku një person po dyshohet se i dha fund jetës. Rasti tragjik ka tronditur gjithë familjen, ndërsa akoma nuk dihen motivet

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për një burrë, i cili u gjet i vdekur, pasi dyshohet se e qëlloi veten me armë zjarri.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes, njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast është sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e rastit në plotni.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.