Tragjike: Vdes një person pas një aksidenti magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Publikuar më:

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Babimoc.

Rastin e ka konfirmuar për “Jepi zë” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në  rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se  si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Borovci.

JU REKOMANDOJMË