Tragjike: Një fëmijë 2-vjeçar humb jetën pasi ra në një kovë të mbushur me ujë

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Bllacë të Suharekës- në familjen Bajraktari, ku një fëmijë tragjikisht humbi jetën, raporto

Sipas Policisë, fëmija 2-vjeçar, humbi jetën aksidentalisht, pasi dyshohet se kishte rënë në një kovë të madhe uji, e vendosur në një pusetë, afër një kroi.

Sipas mjekut kujdestar, shkaku i vdekjes u përcaktua si ngufatje nga uji. Në konsultim me prokuroren kujdestare, rasti u klasifikua si “Vdekje Aksidentale.”

Prokurorja urdhëroi që trupi i fëmijës të mos dërgohet në IML, por t’i kthehet familjarëve nga morgu i Spitalit të Prizrenit. Hetimet u kryen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.