Tollovi dhe kaos i madh tek QKMF në Mitrovicë, vetura me targa nga Serbia bllokon hyrjen për personat me nevoja të veçanta

Publikuar më:

Kaosi urbanistik në Mitrovicë po vazhdon sikur ditëve të tjera nga komunikacioni i ngulfatur. Rruga me shumë probleme në komunikacion vazhdon të jetë pjesa pranë QKMF-së kryesore.

Dëshmitarët kanë dërguar foto në “Jepi zë” nga vendi i ngjarjes, ku shihet bllokimi i rrugës nga shumë automjete.

Sipas një qytetari, veturat duke përfshirë edhe një me targa nga Serbia, kanë bllokuar qasjen për personat me nevoja të veçanta.

Ndryshe, “Jepi zë” ka raportuar disa herë për bllokimin e qasjes në QKMF, ku ndodhet Emergjenca dhe ku pacientët kanë nevojë për trajtim të shpejtë.

JU REKOMANDOJMË