Tollovi në UMIB, studentët ankohen se po punon vetëm 1 person

Publikuar më:

Një lexues i Jepi zë ka dërguar foto, ku shihen ambientet e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, të cilat janë shndërruar në tollovi për shkak të numrit të madh të studentëve që po duan ta regjistrojnë semestrin.


Sipas studentëve, vetëm një referent po punon në FIMK për pranimin e aplikacioneve, gjë që ka shkaktuar radhë të gjata.

Studentët tregojnë se nuk janë të rralla kësi raste me tollovi.

Ndryshe, Universiteti i Mitrovicës në muajin e kaluar kishte shpallur konkurs për punësimin e disa referentëve për shkak të mungesës së tyre.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.