Thaçi edhe sot në Kosovë: Kënd pritet ta takojë?

Publikuar më:

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje ka bërë homazhe tek varri i babait të tij i cili vdiq para disa ditëve.

Pas varrezave, Thaçi dje qëndroi dy orë me familjen e tij në shtëpinë në Burojë, ndërsa natën e kaloi në hapësirat e Eulex.

Në media dje u raportua se sot Thaçi do të takoi motrat dhe vëllëzërit e tjj në zyret e Eulex.

Ndërkohë, kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka treguar detaje dje në T7 se se si është qëndrimi brenda EULEX-it, si funksionojnë vizitat, ushqimi dhe deri në sa ora mund të qëndrojë ish presidenti Hashim Thaçi sot në Kosovë.

“Aty kam bujtë një natë, më kanë vizituar motrat, vëllezërit dhe fëmijët. Nga 1 orë e gjysmë kam pasur vizitë. Deri në orën 4 e 30 minuta, ditën e dytë. Kam fjetur aty”, ka thënë Gucati”.

Thaçi dje dërgoi kurorë lulesh tek varri i babait dhe përshëndeti nga larg qytetarë të cilët ishin mbledhur.

“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhëm mijëra qytetarë. Së shpejti do t’i falënderoj dorë më dorë, shkruhet në kurorën që ish-presidenti Thaçi e vendosi mbi varrin e babait.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.