Tërmeti lëkund Serbinë në afërsi të Kosovës, dridhjet ndihen edhe në Mitrovicë

Publikuar më:

Një tërmet prej 4.0 shkallë të Rihterit ka goditur para pak minutash Serbinë.


Sipas Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 43 kilometra larg Mitrovicës dhe 13 kilometra larg Novi Pazarit.

Thellësia e të njëjtit ka qenë 2 kilometra.

Edhe lexues të “Jepi zë” kanë raportuar se kanë dëgjuar dridhjet në Mitrovicë.

JU REKOMANDOJMË