Temperaturat mbi 30, por Mitrovica e Skënderaj pa ujë – Ujësjellësi tregon kur kthehet furnizimi

Publikuar më:

Qyteti i Mitrovicës dhe ai i Skënderajt kanë mbetur pa ujin e pijës që para orës 06:00.

Ani pse temperaturat janë shumë të larta dhe nevoja për ujë është e madhe, uji nuk ka ardhur ende, shkruan “Jepi zë”.

Ujësjellësi “Mitrovica” e ka konfirmuar mungesën e ujit, duke thënë se kjo erdhi si pasojë e mungesës së rrymës në Impiantin në Shipol.

Ata theksojnë se tani rryma ka ardhur, mirëpo merr kohë rikthimi i furnizimit me ujë.

“Si pasoje e nderprerjes se energjise elektrike ne Impiantin per Trajtimin e Ujit te Pijes ne Shipol nga ora 05:45 deri ne 08:00 nuk ka pasur prodhim ne Impiant. Gjate kesaj kohe pa uje ka mbetur Mitrovica dhe Skenderaj. Nga ora 08:00 ka fillu prodhimi dhe se shpejti te gjitha lokacionet do te kene uje te pijes; fillimisht pikat e uleta pastaj me mbushjen e rrjetit edhe ato te larta”, thonë Ujësjellësi.

JU REKOMANDOJMË