“Të vras si qenin” momenti kur mësuesi kosovar kërcënohet nga një person i armatosur

Publikuar më:

Një arsimtar nga Drenoci i Rahovecit është kërcënuar me jetë. Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar.

Ai ishte duke punuar në fushë deri në orët e pasdites.

Kur mbaroi punët, një mësues i fshatit Drenoc të Rahovecit u nis të kthehej për në shtëpi me veturën e tij.

Mirëpo, rrugëtimi i tij u ndërpre nga një bashkëfshatar, i cili u përplas verbalisht me të.

Mirëpo, kur mendoj se aty i qëroi hesapet, një thirrje në orën 12 të mbrëmjes ia prishi qetësinë atij.

I dyshuari i armatosur deri në dhëmbë i kishte shkuar te shtëpia.

E në pamjet që siguruar t7, shihet edhe ky moment i përplasjes mes tyre.

VIDEO

Pas kësaj përplasje mësuesi me ndihmën e djalit të tij kishin arritur t’ia merrnin edhe armën.

Mësuesi i cili ka dashur të jetë anonim thotë se ky rast nuk është i pari ndaj tij, ndërsa dyshon se në këtë mes ka gisht edhe politika.

33-vjeçari i dyshuar u arrestua më pas nga Policia e Kosovës, e që iu konfiskuan më pas edhe dy granata dore një revole e një karikator.

Ndaj tij Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masën e paraburgimit.

Mësuesi që punon në shkollën e fshatit, në të kaluarën kishte pasur edhe një sulm tjetër në vendin e punës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.