Të shtunën e të dielën, Policia e Mitrovicës dënoi 134 qytetarë

Publikuar më:

Në vazhdën e angazhimeve policore në zbatim të planit operativ, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë-Jug, kanë thënë se gjatë dy ditëve të vikendit ka vijuar zbatimi i masave anti-Covid 19, në përputhje me vendimet e institucioneve shtetërore për parandalim të përhapjes së pandemisë.


Sipas tyre, angazhimet policore janë ndërmarrë në bashkërendim me mekanizmat tjerë ndër institucional, shkruan “Jepi zë”.

Ata thonë se krahas angazhimeve në përputhje me dispozitat e parapara dhe përkundër shumë vërejtjeve policore për mosrespektim të masave, në dy ditët e fundit policia ka shqiptuar 134 gjoba.

Policia thotë se në vazhdimësi ka apeluar dhe apelon tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi, në mënyrë që të kemi sa me pak të prekur, përndryshe policia është e vendosur të zbatojnë ligjin, përfshirë edhe gjobat si masë e fundit.

Ndryshe, javën e fundit u rrit shumë numri i të infektuarve në Mitrovicë, gjë që bëri të futet në zonën e kuqe.

JU REKOMANDOJMË