Të infektuarit me COVID në Spitalin e Mitrovicës po detyrohen t’i blejnë vetë ilaçet, shteti nuk ka barna

Publikuar më:

Pacitentët e infektuar me COVID, të shtrirë në Spitalin e Mitrovicës, kanë mungesë të barnave esenciale për t’u kuruar.


Familjarë të pacientëve të shtrirë në spital i kanë thënë “Jepi zë”, se ata po detyrohen t’i blejnë të gjitha ilaçet vetë.

Në dëshmitë e qytetarëve të dërguara në “Jepi zë”, shihen se ata po paguajnë vetë medikamentet. Sipas tyre, gjatë një dite ata pagujnë nga 50 euro për ilaçe.

Një nga ankuesit, i ka thënë gazetës se një familjari të tij i është dashur të qëndrojë për 44 ditë i shtrirë në spital, ku i nevojitej dova e ilaçeve. Ai thotë se për këtë kohë ka harxhuar 1800 euro ilaçe, të cilat është dashur që t’i sigurojë shteti.

Ndërkohë, sipas tyre, stafi mjekësor para disa ditësh ju kishte thënë pacientëve se Ministria e Shëndetësisë ka sjellur medikamentet e nevojshme për trajtimin e të infektuarve, mirëpo të nesërmen menjëherë kishin munguar ato.

Familjarët dyshojnë se ato u keqpërdoren, duke bërë që pacientët të vazhdojnë të blejnë privatisht çdo ilaç.

Sidoqoftë, përveç mungesës së këtyre ilaçeve, ata po ankohen edhe në mungesën e mjekëve pasi, siç theksojnë, po mungojnë pulmulogët dhe përgjatë festave ka pasur mungesa, duke lënë bosh kujdesin ndaj pacientëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.