E gjithë Kosova po “vajton” për mungesën e mërgimtarëve, të cilët po hezitojnë të vijnë për shkak të pandemisë.
Mirëpo, një që rrezikoi dhe erdhi në Kosovë, u përballë me një vjedhje si nëpër filma gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Gazeta merr vesh se mërgimtarit F.R që jeton në Gjermani, hajnat i janë futur në shtëpinë e tyre në Lipjan. Siç mësohet, kanë qenë disa persona që përmes dritares kanë hyrë në shtëpi dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, arit dhe një ore të shtrejtë.
Mësohet se hajnat vodhën 9 mijë euro para, ari në vlerë 3 mijë euro, orën Rolex 5 mijë euro, si dhe veturën në vlerë 36500 euro.
Reporteri.net ka provuar të flas me Policinë e Kosovës për të konfirmuar zyrtarisht rastin, por ata nuk janë përgjigjur akoma.
Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet e Policisë në Lipjan, por aty janë përfshirë edhe hetuesia rajonale.