“Të dëgjueshmit” e Faruk Mujkës rehatohen me vende pune: Politolog e jurist, bëhen zyrtar administrate dhe punëtor skene

Publikuar më:

Lëvizja Vetëvendosje, me theks të vecantë nënkryetari Faruk Mujka, është kujdesur të rehatojë anëtarët, simpatizantë dhe famijarët në një institucion kulturor, shkruan “Jepi zë”.


Nga pozita me kontrata mbi vepër, dy aktivistë të VV-së janë rehatuar në pozita të përhershme në Teatrin e Mitrovicës “Muharrem Qena. Ata janë dy të dëgjueshëm të nënkryetarit Faruk Mujka.

Gazeta ka siguruar listën e të pranuarve në këtë konkurs, ku rezulton se të rehatuar janë dy “të dëgjueshmit” Arijan Tahiri dhe Faton Deliu.

Sipas dokumentit të siguruar nga “Jepi zë”(të cilin mund ta shihni në linkun e mëposhtëm), Arijan Tahiri është punësuar si zyrtar administrativ, ndërkohë Faton Deliu tani do të jetë i punësuar si punëtor skene.

Gjithë këto punësime, si duket, po kryhen në kohën kur po futet në vitin zgjedhor dhe VV-ja po kalon në një proces të brendshëm elektoral.

Sidoqoftë, këto nuk janë punësimet e vetme që kanë ndodhur nga dega e Albin Kurtit në Mitrovicë. Kohë më parë, “Jepi zë” ka raportuar për disa manipulime në konkurset e Drejtorisë së Arsimit gjatë kohës sa drejtor ishte Egzon Jashari. Këto shkelje sollën disa gjoba për Jasharin, e raportimet sollën edhe shkarkimin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.