Suspendohet ish-zyrtari i PDK-së, Mehdi Haxha, ia “huazoi” vetes 7500 euro nga Posta

Publikuar më:

Ish-zyrtari i PDK-së dhe dhëndrri i Kadri Veselit, Mehdi Haxha, i cili punon në Postë, është suspenduar.

Ai po akuzohet se ka bërë keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi si zyrtar i Postës ia ka dhënë vetes 7500 euro nga ky institucion, shkruan “Jepi zë”.

Mësohet se këtë gjë e bëri në koordinim me disa persona, të cilët janë në suspendim po ashtu.

Haxha e ka pranuar për media se i ka marrë ato para, teksa shton se i ishin nevojitur për shërimin e një familjareje që vuante nga kanceri.

Sipas Haxhës, paratë janë kthyer sërish, mirëpo po hetohet procedura se si Haxha keqpërdori pozitën për t’i huazuar vetes këto para.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.