Suspendohen 15 policë për vrasjen aksidentale të policit në Zllatar, 6 prej tyre dërgohen në mbajtje

Publikuar më:

Mbrëmë në orët e vona u raportua për vrasjen aksidentale të policit Lirim Haxholli në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Kjo ngjarje tragjike ndodhi pasi në një vilë në Zllatar ishin mbledhur për qejf një grup i madh i zyrtarëve policorë.

Festa e tyre u kthye në tragjedi, kur aksidentalisht u plagos polici i ri Lirim Haxholli.

Intervistimi i këtij grupi policor nga ana e prokurorisë dhe hetuesve policorë, siç mëson Demokracia.com, ka zgjatur deri në orët e mëngjesit dhe vendimi përfundimtar është suspendimi i 15 zyrtarëve policorë të përfshirë në këtë rast, ku për 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Polici Lirim Haxholli, i cili humbi jetën tragjikisht në këtë rast ishte rreth moshës 25 vjeçare

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.