Çerdhja “Nina” në Mitrovicë e pranon se edukatorja e goditi një fëmijë – lajmëruan Policinë

Publikuar më:

Numri i institucioneve parashkollore, kopshteve dhe çerdheve private në Kosovë është mjaft i madh.

Prindërit paguajnë shuma të mëdha parash, por jo gjithmonë kushtet janë në nivelin e duhur. Jo rrallëherë ka pasur ankesa e denoncime për keqtrajtim të fmëijëve nga edukatoret në këto institucione.

Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në “Kopsht dhe Çerdhe Nina” në Mitrovicë, Prokuroria Themelore atje tashmë ka nisur hetimet.

Rastin e ka konfirmuar pronarja Agnesa Shipoli Nika përmes një komunikate, e cila u shpreh se menjëherë e ka njoftuar prindin e fëmijës dhe Policinë.

Rasti u zbulua pas denoncimit të nënës së një fëmije 5-vjeçar, e cila po pretendon se një kujdestare që punon në këtë kopsht privat ka ushtruar dhunë fizike ndaj vogëlushit, i cili është me nevoja të veçanta.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të merren masat e nevojshme hetimore, me ç’rast është intervistuar e dyshuara dhe e njëjta më pas është lënë e lirë. Ndaj saj është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe pas përfundimit të hetimit do të vendoset për aktakuzën eventuale dhe cilësimin e saktë ligjor të veprimeve të të dyshuarës.

JU REKOMANDOJMË