Stikerat “fallc” të Kosovës, po hiqen sapo bie pak shi

Publikuar më:

Stikerat që po u vendosen makinave në targa për të mbuluar simbolet sipas marrëveshjes që u arrit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duket se nuk po kryejnë punë.

Këta stikera po hiqen pasi po lagen nga reshjet e shiut, shkruan Jepi zë.

Një lexues ka dërguar fotografi në adresë të Jepi zë, ku shihet një makinë të cilës i ka rënë stikeri nga targat.

I njëjti tha se edhe pasi e ka lajmëruar rastin, Policia nuk ka marrë ende ndonjë veprim.

JU REKOMANDOJMË