“S’po muj me flejtë prej që thanë me shtrenjtu rrymën”, protestuesi shpërthen në ankesa ndaj Qeverisë

Publikuar më:

Një qytetar ka shpërthyer në akuza drejt Qeverisë Kurti pas paralajmërimeve për shtrenjtimi të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Ai tha se punon shtëpiak në një shkollë dhe se nga dy ndërrimet që i mbanë i merr vetëm 270 euro rrogë.

Qytetari deklaroi se me këtë pagë nuk mundet të bëjë asgjë, e lë më ta paguaj më shtrenjtë rrymën.

“O kuku për mu 270 euro i kom krejt deri t’i marr. Sdi ka me ja dal me e pagu tash rrymën. Fëmija në fakultet, në shkollë. Pasha zotin s’kam pare me ju dhanë, kuku për neve. Gjumin, gjumë spo muj me e ba. Kuku për mu që na e ka shtrenjtu rrymën. Gjumin s’po muj me e ba gjumë, tu menu qysh me i shkollu fëmijët. Ai spo mendon për neve po veç për vete. Korril i shkollës jam, pastrues jom, prej 5 deri në 5 punojë pasha tokë e qiell. Dy ndërrimet i mbajë 270 euro. Rryma u rrit, sdi qysh ka me i rrit ata fëmijë”, ka thënë ai.

“Sbon kurrqysh more. Njerëzit buk s’kanë me hangër e le ma me pagu rrymën. S’kam ka ja dal pasha zotin”, tha më tutje ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.