Sot rivarroset dëshmori Xheladin Kabashi, eshtrat e të cilit u identifikuan më 15 janar

Publikuar më:

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka thënë se sot mbahet ceremonia rivarrimit të eshtrave të Xheladin Kabashit, të cilat u konfirmuan më 15 janar në Prekaz në bazë të hulumtimeve dhe raporteve analitike që janë bërë.

Hoti në një postim në “Facebook”, ka theksuar se më 15 janar 2025, familja e Xheladin Kabashit është njoftuar për identifikimin e tij, i cili ishte në listën e personave të zhdukur që nga lufta në Kosovë.

“Përjetësisht Lavdi për Xheladin Kabashin dhe të gjithë dëshmorët që ranë për lirinë tonë! Më 15 janar 2025, familja e Xheladin Kabashit është njoftuar për identifikimin e tij, i cili ishtë në listen e Personave të Zhdukur që nga Lufta në Kosovë.Familjes së Xheladin Kabashi, tashmë njëri nga dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po i trazohen, dhe njëkohësisht lehtësohen dhimbjet, pasi që ankthi i pritjes u mbyll”, tha Hoti.

Në Nëntor 2023, Komisioni bashkë me Policinë e Kosovës dhe IML, ka zhvilluar gërmimet në lokacionin Prekaz, duke u bazuar në hulumtimet dhe raportet analitike. Me ç’rast janë gjetur trupat e 6 individëve.

Eshtrat e Xheladin Kabashit, të zhvarrosura nga lokacioni në Prekaz, u konfirmuan përmes procesit të identifikimit ADN. Ky është rasti i 5-të i identifikuar nga ky lokacion.

Ceremonia e rivarrimit të Xheladin Kabashit mbahet sot, në Varrezat e Dëshmorëve në Polac.

Përjetësisht Lavdi për Xheladin Kabashin dhe të gjithë dëshmorët që ranë për lirinë tonë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.