Sot publikohet raporti nëse Ura e Ibrit është stabile për t’u hapur

Publikuar më:

Sot do të bëhet e ditur nëse Ura e Ibrit është stabile që të hapet për automjete.

Raporti pritet së pari t’i dorëzohet Ministrisë së Infrastrukturës zëvendësministri Hysen Durmishi. Ai dje tha se raporti del sot.

“Nesër del raporti. Na e dërgon kompania, e na (Ministria) e publikojmë”- tha Durmishi për Kallxo.

Më 08.08.2024, Durmishi kishte thënë për media se brenda dy- tri ditëve e presin raportin final pas testimeve dhe matjeve në Urën e Ibrit.

“Ka qenë me procedurë të përshpejtuar. Pak kompani kanë pajisje të tilla për matjen e stabilitetit të urës. Janë përfunduar të gjitha procedurat, është nënshkru kontrata, kemi fillu punimet dhe besoj që sot përfundon testimi, brenda dy-tri dite e presim raportin final”, kishte thënë Durmishi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.