Sot protestohet në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Publikuar më:

Shtrenjtimi i energjisë elektrike po vazhdon të ngjallë reagime të ashpra në vend.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka paralajmëruar një rritje prej 15% të çmimit të rrymës, gjë që ka nxitur organizimin e një proteste nga qytetarët në Prishtinë.

Protesta do të mbahet sot dhe është thirrur nga grupi “Asnjë cent më shumë”, përmes të cilit organizatori Luan Hasanaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve.

Përmes një deklarate, Hasanaj ka kërkuar edhe nga bizneset që, në shenjë solidarizimi, të mbyllin lokalet e tyre nga ora 15:00 deri në 16:00.

Ai ka theksuar se rritja e çmimit të energjisë nuk përbën barrë vetëm për qytetarët, por godet rëndë edhe bizneset, duke ndikuar në rritjen e kostove të operimit dhe duke rrezikuar qëndrueshmërinë e aktiviteteve ekonomike

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.