Sot pritet të vendoset për heqje të orës policore

Publikuar më:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të mbajë një takim virtual kryetarët e komunave të Kosovës.


Takimi virual ka filluar në ora 10:00, e ku do diskutohet për procesin e deritashëm të vaksinimit nëpër komuna, situatën aktuale me COVID, si dhe për masat e reja.

Ky lehtësim i masave pritet të vijë pasi që ka ditë që numri i rasteve me COVID ka shënuar rënie të madhe.

Sot ishte vetëm një person i vdekur, kurse u shënuan vetëm 14 raste të reja me coronavirus.

Kujtojmë se nesër nga ora 18:00 gastronomët e Kosovës do të dalin në protestë në sheshin “Skënderbeu” para objektit të Qeverisë.

Ata vazhdimisht kanë paraqitur kërkesat e tyre për largimin e masave antiCovid, në mënyrë që të mbahen dasmat e festivalet.

JU REKOMANDOJMË