Dje në orën 15:15 është lansuar një sondazh online nga “Jepi zë”, i cili zgjati për 24 orë.
Fiks 24 orë nga hapja, në të kanë votuar 2785 profile në rrjetin social Facebook.
Sipas rezultateve të sondazhit, Arian Tahiri, që po flitet si kandidat për kryetar të Mitrovicës, ka marrë 58% përqind apo 1638 vota.
Në vendin e dytë është Faton Peci, i cili poashtu po flitet si kandidat i mundshëm për kryetar të Mitrovicës, me 22% apo 588 vota.
I treti është Agim Bahtiri, i cili ka thënë se synon rikandidimin për kryetar, me 14% apo 414 vota.
E i katërti ka përfunduar Armend Muja, i cili sapo është zgjedhur kryetar dege i VV-së, me 6% apo 145 vota.
Kujtojmë se këta emra nuk janë zyrtarë, por vetëm po përfliten si kandidatë të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme.
“Jepi zë” do të vazhdojë ta mas opinionin publik për emra të ndryshëm.