Skënderaj i Bekim Jasharit zhytet në ujëra të zeza, kanalizimi vërshon qytetin

Publikuar më:

Neglizhenca e inspektorëve të Skenderajit po u kushton qytetarëve me vërshim të ujërave të zeza dhe atë qe një vit rresht.

Kjo në foto është rruga “Bajram Aliu”, çon tek stadiumi dhe mjedisi përreth saj është bërë kontaminues, shkruan Jepi Zë.


Si pasojë e shpërthimit të kanalizimit, një pusetë aty është bërë burim, siç duket i pashtershëm, i ujërave të ndotura të cilat po vërshojnë rrugën.

Përpos që rrezikon shëndetin e qytetarëve, era që kutërbon andej është bërë e padurueshme edhe për bizneset që operojnë në atë anë.

JU REKOMANDOJMË