Skender Hyseni e sulmon ashpër Albin Kurtin, e quan populist

Publikuar më:

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni, teksa ka shkruar për 31 vjetorin e themelimit të LDK-së, ka sulmuar ashpër kundërshtarët e tij politikë.


Hyseni ka shkruar se pa një LDK të angazhuar Kosova nuk do jetë kurrë ajo që e kemi synuar.

Kjo sipas tij, bëhet akoma më evidente dhe më e domosdoshme, siç ka thënë Hyseni përballë asaj që ashiqare sot, te shumë forca tjera politike në vendin tonë, nuk mund të definohet ndryshe pos mungesë akute e përgjegjësisë për interesat fundamentale nacionale.

Hyseni tutje ka shkruar se te këto forca politike predominojnë individët dhe figurat populliste, egocentrike, narcisiste, të cilët nuk kanë asnjë hall tjetër përpos interesave të ngushta personale dhe ambicieve të sëmura karrieriste.

Sipas Hysenit, ky soj politikanësh, çuditërisht të rinjë në moshë, që duhej të ishin dhe duhet të jenë ndryshimi.

“Pa një LDK të angazhuar Kosova nuk do jet ajo që e kemi synuar. Kjo bëhet akoma më evidente dhe më e domosdoshme përballë asaj që ashiqare sot, te shumë forca tjera poltike në vendin tonë, nuk mund të definohet ndryshe pos mungesë akute e pergjegjësisë për interesat fundamentale nacionale. Kur në këto forca politike predominojnë individët dhe figurat populliste, egocentrike, narcisiste, të cilët nuk kanë asnjë hall tjetër përpos interesave të ngushta personale dhe ambicjeve të sëmura karrieriste. Ky soj politikanësh, quditërisht të rinjë në moshë, që duhej të ishin dhe duhet të jenë ndryshimi, hë për hë, politikën dhe votuesin e konceptojnë vetëm si instrument për sigurimin e ulëseve personale në kuvend dhe posteve në instuticione, duke mos ndjerë asnjë përgjegjësi për interest afatgjata të vendit, pa të cilin nuk do ket as ulëse ne kuvend dhe as poste”, ka shkruar Hyseni.

JU REKOMANDOJMË