Skandaloze: Stafi mjekësor shikojnë Big Brother në orar të punës, pacientët sillen në korridore

Publikuar më:

Një veprim skandaloz ka ndodhur nga mjekët në Ambulancën Orize në Gjakovë.

Teksa pacientët kërkonin që të kryenin shërbimet shëndetësore që ofron ambulanca, stafi mjekësor, kujdestar kishin vëmendjen diku tjetër.

Në një video të siguruar nga IndeksOnline, shihet se mjekët kujdestar ishin të zënë duke shikuar Big Brother Vip Kosova, duke i lënë pacientët pa shërbime, me dhimbje e duke mos u marr fare me ta.

IndeksOnline ka kontaktuar me pacientin në fjalë, ku ai kishte shkuar në ambulancë për ta rregulluar dhëmbin.

‘’Jam njeri me social, më ndihmon shteti, Komuna e Gjakovës, edhe është tu më dhimt dhembi, hala bile nuk e kom ndreq. Nuk pata pare me shku privat, shkova në ambulancën e shtetit, edhe ata aty nuk ma ndreqën dhembin se ishin kon tu pa filma edhe vendosa me ju bo video. Krejt kjo ka ndodhë sot ka ora 19:00’’, tha pacienti për IndeksOnline.

Më poshtë gjeni videon:

VIDEO

JU REKOMANDOJMË