Skandaloze: Kosovari rrahu gruan me grushte e kabllo, ende gjendet në arrati

Publikuar më:

Një person ka sulmuar fizikisht gruan e tij duke e goditur me grushte dhe me kabllo.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orë 16:00 në Gjakovë.

I dyshuari gjendet ende në arrati pasi nga Policia thonë se është kërkuar por nuk ka qenë e mundur të lokalizohet.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Viktima ka ikur nga shtëpia dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga Policia thonë se është dërguar në shtëpi të sigurtë.

Raporti i plotë i Policisë:

Datë 09.01.2022, rreth orës 16:00, në Rr. “ Shotë Galica” -Gjakovë, i dyshuari (bashkëshorti) e kishte sulmuar viktimën (gruan), duke e goditur me grusht dhe kabllo, në pjesë të ndryshme të trupit, me kete rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka ikur nga shtëpia. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe më pas eshte intervistuar. Punëtori social ka qenë prezent gjatë procedimit të viktimës. Viktima është dërguar në shtëpi të sigurte. I dyshuari është kërkuar por i njëjti nuk ka qenë e mundur të lokalizohet. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar. I dyshuari per momentin gjendet në arrati.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.