Shinat e trenit brenda ndërrmarrjes “Trepça po pretendohet se janë vjedhur nga disa persona.
Sipas lexuesit që ka dërguar video në adresë të “Jepi zë” keto shina janë vjedhur nga punëtorët e “Fafos-it”.
Ai thotë se shinat janë marrë nga ana e brendshme e fabrikës, duke pretenduar se në atë pjesë mund të merren vetëm nga punëtorët.
Nga pamjet që ka dërguar në redaksi, shihet se disa nga shinat në këtë hekurudhë mungojnë.